Albanian CodersAlbanian Coders

Albanian Coders Community!

Padding dhe Margin ne CSS

12.05.2009 · Kategoriler CSS

Zakonisht për shokët tane që sa kanë filluar në css gjerat që i japin më tepër vështirësi janë padding dhe margin. Faktikisht keto dy emra përdoren për të treguar vend qëndrimin e elementave si (div,span,img e.t.j.).Domethënë tregon pozicionet djathtas,majtas,lart dhe poshtë të elementeve.
Padding: Përdoret për të treguar largeseat nëpër kufirat e elementit të përmbajtjes.Përshembull “padding:4px;” Një dekleracion i tillë thot qe ky element do të jetë 4 pixel larg nga kufirat qe ka anash(poshtë,lartë,djathtas dhe majtas).
Margin: Përdoret për të treguar largesën midis elementeve që janë komshi.Përshembull “margin:4px;” ky shembull tregon sa largë do të qëndroj elementi nga elementet e tjerë qe i ka komshi (poshtë,lart,djathtas dhe majtas) me një fjalë tregon që duhet të jetë 4 pixel larg. Ja edhe shembulli në imazh tregon padding dhe margin ta shikojme bashkë .

padding
Në imazhin që ështe anash nese ai që është blu ështe elementi jonë ,boshllëku numër 1 margin (largësia nga komshiu) Kurse numri 2 është padding(largësia e përmbajtjes nga elementi) dır.

Mbase e mësuam se çfarë ështe margin dhe padding të shikojmë tani se si përdoren.Që të dyjat regulloren e shkrimit e kanë njësoj.Ti tregojmë me 3 pika .

1-Mund të perdoret duke dhënë vetëm një drejtim.Këtë e bëjme duke i treguar në fillim emrin e qëndrimit dhe pastaj i shkruajmë drejtimin. Përshembull: padding-left:4px; ose margin-top:30px; etj..
2-I japim boshllëqe me radhe nga lart,djathtas,poshtë dhe majtas.Përshembull: margin:2px 4px 6px 8px; një përshkrim i tillë tregon që elementi jonë me boshllëqe nga elementet komshi është 2 nga lart ,4 nga e djathta,6 nga poshtë dhe 8 pixel nga e majta.
3-Shkruhet emri dhe anash i bëhet vetëm nje përshkrim.Përshembull:padding:50px; thot që permbajtja e elementit ështe 50pixel larg nga 4 anët.

Besoj se ështe shkrim me vlerë reth CSS.
Ky Artikull është shkruajtur nga AlbCoder www.albcoders.com
Ju Lutemi vendosni Burim si një Webmastër i pjekur nëse do të bëni copy/paste

Yorumunuzu yaziniz

A.C