Hilet në Google Adsense | Pjesa 2
Mbas pjesës 1 reth Adsense, Hilet dhe përdorimi që publikova para disa ditësh në vazhdimin e këtij Artikulli në serinë e dytë,më tepër do të gjeni informacione nga perdorimi i pamjeve deri tek përdorimi i AdSenses në RSS.
Përdorim Imazhi
Një hile tjetër që dua ta ndaj me ju është kjo; Vendosja e një imazhi sipër ose poshtë Reklamës të AdSenses. Kjo metodë faktikisht ka një kohë që diskutohet por një Antar në digital point thonte që CTR-në e ka palosur në 4. Me një përshkrim të shkurtër gjëja që duheni të bëni , vendosni një tabelë që përmban 4 imazhe bashkë me reklamën. Normale që është kundërr regullores të AdSenses qe te vendosen 4 imazhe që kanë shigjeta që tregojnë reklamën duke u fikur dhe duke u ndezur. Por të vendosni 4 foto laptopi sipër një Laptopi nuk është kundërr regullores. Prandaj edhe ju mundohuni të gjeni formën më të përshtatur per faqen tuaj. Nëse dyshoni nga modeli që keni krijuar ose nuk jeni i sigurtë që është apo nuk është kundër regullores, athere shkruani diçka tek stafi i AdSenses dhe pyesni ata duke i kërkuar që ta shikojnë faqen tuaj.
modelin që tregova pak më lartë ua them që funksjonon shumë mirë sepse e kam provuar.Plus nëse mbulohen imazhet me permbajtjen e reklames athere do te keni një fitim shumë të mirë. Përshembull nëse keni reklama me përmbajtje keku me mollë, athere përdorni fotografia molle, jo mollë të kuqe, e kafshuar ose kosh molle.
Edhe diçka tjetër e rëndësishme që duhet ta shtoj,tema e reklamës sa të jetë e munbur te jetë njesoj me temën e faqes domethene të komentojnë njera tjetrën.
3 Reklama
Sipas regullores të Google AdSense në një web site mund të përdorni vetëm 3 reklama për faqe. Siç është në kërkimet në google edhe këtu reklama që paguan më tepër do dali e para dhe tjetra qe paguan me pak do dali ne reklamat e tjera më poshtë dhe ajo ë paguan më pak se kjo do dali ne reklamën tjetër. Përdorni 3 reklamat. Porama duheni të keni kujdes për pagesat,sepse po largoni %60 nga pagesat (me një tjetër fjalë një klikim që kushton 0.05 $ ju kthehet me 0.03 $ ). Me këtë arsyje nëse nga reklama trretë keni nje fitim midis 3 dhe 5 cent, mund ta hiqni nga faqja. Faktikisht nga avantazhet e kanaleve njëra është kjo. Nëse ne reklamat tuaja njëra është e ka më të lartë CTR-në nga tjetra, athere sigurojeni reklamën qe paguan më tepër. pershembull: duke përdorur CSS mundohuni që reklamat me pagesë të lartë ti tregoni në pjesat me CTR të lartë.
Adsense në RSS
Me rritjen e blogjeve dhe RSS-së shumë webe filluan duke i vendosur Reklamat e AdSenses në RSS. Nëse me pyesni mua kjo metod nuk bën punë. Dhe Arsyeja është kjo:
- Keni të drejtë të përdorni vetëm një reklam
Nuk keni ndonjë kontroll për vendin e reklamës,
Zakonisht reklamat nuk përqëndrohen mirë (Kjo po regullohet me kalimin e kohës),
Me kalimin e kohës njerëzit qorra për bannera nuk po i shikojnë më.
Me pak fjalë mundohuni ti tërheqni vizitoret ne web site.
Si Përfundim
Si për SEO, për SEM, AdSense ose AdWords; kjo nuk është as i gjo tjetër veç se një lojë midis Reklamuesve,webmasterave me Google si puna maces me miun.
Mos Harroni: Si në Google AdSense, si dhe ne Web Sitin tuaj një tjetër element, nuk duhet të përdoret vetëm për të mbushur boshllëqet.Duheni të mendoni shumë mirë për çdo fjalë që shkruani dhe për çdo imazh që publikoni.
AlbCoder
